Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nën hetim për kërcënimin ndaj prokurorit të njohur, Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami
Prokuroria e Tiranës i ka kthyer telefonin e sekuestruar avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua nga qelia dy ditë më parë pasi u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se kërcënoi prokurorin Gjergji Ceka gjatë seancës në Gjykatën e Elbasanit. Vendimi për kthimin e telefonit u mor nga prokurorja e çështjes Esmeralda Keshi. Çështja fillimisht ishte në Prokurorinë e Elbasanit, por dje kjo prokurori shpalli moskompetencën për shkak të konfliktit të interesit, pasi prokurori i përfshirë në çështje, Gjergji Ceka, ushtron detyrën e tij në këtë institucion.