Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Nuk ka liri për Metën/ GJKKO rrëzon kërkesën, avokati Cakrani: Po mbahet peng në paraburgim
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Një ditë më parë, përmes avokatit të tij, Meta kërkoi lirimin nga qelia. Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, pas daljes nga ambinetet e GJKKO-s tha se gjykata nuk e ka arsyetuar aspak vendimin e dhënë. Cakrani e konsideroi vendimin të padrejtë, teksa shprehet se gjykata krijoi precedent për majtjen pa ligj të Metës. “I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sorgumit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh. Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidenti në...