“Berisha s’e faktoi dot farsën zgjedhore”, kreu i PD reagon ndaj Xhaferrit: Përgjigjen do ta japë…

“Berisha s’e faktoi dot farsën zgjedhore”, kreu i PD reagon ndaj Xhaferrit: Përgjigjen do ta japë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Besart Xhaferri, i cili një ditë më parë tha se kryedemokrati duhet të largohet nga drejtimi i PD-së në vitin 2026 nëse nuk arrin të faktojë atë që e quan “farsë elektorale të 11 majit”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se çdo anëtar ka të drejtën të shprehë mendimin e tij të lirë, por nënvizoi se interpretimi i statutit duhet të bëhet në mënyrë korrekte. “Ju garantoj se çdo deputet, anëtar mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që do. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo farsa dhe që ta mbyllim këtë punë...