Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Po ka dhënë urdhër Ajatollahu do të lirohet”, Meta kërkon lirinë, avokati Cakrani mbërrin në GJKKO
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shyrton sot kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për lirim nga qelia. Seanca ka nisur në orën 13:00, ndërsa në ambientet e Gjykatës mbërriti edhe avokati i Metës, Kujtim Cakrani, i cili i pyetur nga gazetarët nëse klienti i tij do të lirohet u përgjigj: “Po ka dhënë urdhër Ajatollahu, edhe mund të lirohet.” Kërkesa, e depozituar ditën e djeshme nga avokati i tij Kujtim Cakrani, ka për qëllim shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, më 21 tetor 2025, u mbush një vit nga vendimi i GJKKO-së që miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ilir Metës. Sipas mbrojtjes, kjo...