“Nuk kryen kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, AMP pezullon nga detyra katër punonjësit e policisë

“Nuk kryen kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, AMP pezullon nga detyra katër punonjësit e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka pezulluar nga detyra katër punonjës të Policisë së Kavajës, pas përfundimit të një hetimi disa mujor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës nuk kryen kontrolle të nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e tyre të mbulimit të kultivoheshin 550 bimë narkotike. Njoftimi: Kavajë – AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, ka ekzekutuar masat e sigurimit...