Avokati i Popullit: Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

Avokati i Popullit: Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

Zbatimi i qasjes vetëm digjitale në marrjen e shërbimeve publike përmes portalit “e-Albania” po sjell pasoja në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, duke rrezikuar parimin e barazisë përballë ligjit dhe qasjen efektive ndaj institucioneve publike – vlerëson raporti vjetor i Avokatit të Popullit.Sipas raportit, kufizimi i komunikimit midis qeverisë dhe qytetarëve vetëm përmes platformës elektronike ndikon në dy nivele: së pari, në aftësinë teknike të individëve për të përdorur në mënyrë të pavarur teknologjinë digjitale, dhe së dyti, në njohuritë ligjore për të përfituar shërbimet.Në mungesë të aftësive të tilla, qytetarët detyrohen të kërkojnë ndihmë nga të afërm, struktura shtetërore apo operatorë privatë – ndihmë që shpesh ka kosto shtesë.Raporti thekson se shumë qytetarë, veçanërisht në zonat më të thella, i drejtohen zyrave...