Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Meta kërkon shuarje të masës së sigurisë, avokati paraqitet në SPAK: Mund të lirohet nëse…
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kreu i Partisë së Lirisë kërkon shuarje të masës së sigurisë. Në hyrje të SPAK, avokati tha se ish-presidenti mund të lirohet vetëm nëse nuk është dhënë urdhër. Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë. Top Channel