Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
“Dua të jem i sinqertë, ju them se nuk kam asnjë peng në jetën time”, kështu e niste regjisori Piro Milkani rrëfimin e sinqertë për jetën e tij, bërë disa muaj para ndarjes nga jeta. “Nuk kam asnjë peng, sepse janë bërë shumë intervista për mua, kështu që ndryshe nga intervistat e tjera që kam bërë, dua ta nis nga fundi për të shkuar te fëmijëria ime”. Kjo intervistë e ikonës së kinematografisë shqiptare është shtylla me të cilën regjisorin Marviks Shantoja ndërtoi dokumentarin në nder të Piro Milkanit, “Jeta si një film”. “Siç e thotë edhe vetë Piro, ai ka dhënë shumë intervista, por këtë herë sikur e ndiente dhe thotë ‘do ta nis nga fundi për të shkuar deri në lindjen time’. Dhe...