Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri dhe të shtënat përpara Parlamentit të Serbisë/ Reagon Vuçiç
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e sotme para Parlamentit të Serbisë ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një kamp tendash pro-qeveritare, të cilat më pas u përfshinë nga flakët. Me anë të një postimi në "X", Vuçiç tha se për shkak të incidentit u detyrua të largohej nga një takim qeveritar, pasi një akt terrorist kishte ndodhur para Parlamentit të Serbisë. Sipas raportimeve të mediave serbe, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa pamjet filmike tregojnë ndërhyrjen e policisë dhe një burrë që del nga një prej tendave të përfshira nga zjarri. “Po flas si i pari dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky takim i mrekullueshëm. Arsyeja është...