Bashkimi Evropian vlerëson me Çmimin e Parë investigimin e Amforës mbi shkatërrimin e Parkut të Butrintit

Bashkimi Evropian vlerëson me Çmimin e Parë investigimin e Amforës mbi shkatërrimin e Parkut të Butrintit

Mbrëmjen e 20 tetorit në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative 2025, për të vlerësuar arritjet e gazetarëve që sollën historitë më të fuqishme hulumtuese në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.    Gazetarët Geri Emiri, Erjola Azizolli, Vladimir Karaj, Edmond Hoxhaj, Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta, u përzgjodhën midis shumë kolegëve si fituesit e këtij viti për historitë që hodhën dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, korrupsionin, ekologjinë, shëndetin dhe trashëgiminë kulturore.   “Në Shqipëri, gazetaria investigative vazhdon të luajë një rol kryesor në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat gazetarët përballen ende, që nga frikësimi dhe presioni ekonomik deri te pronësia e përqendruar e...