Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet tutori dhe 24-vjeçarja nga Brazili (EMRAT-VIDEO)
pamje nga arrestimit TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të luftës kundër shfrytëzimit për prostitucion. Në pranga kanë rënë dy shtetas brazilianë, konkretisht: Almir Mudesto 25-vjeç i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ dhe Gabriela Crivellari 24-vjeçe e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucion’. Ndërkohë që dy të tjerë po janë vënë nën hetim. Sipas hetimeve, 24-vjeçarja e ushtronte aktivitetin e paligjshëm në ambientet që 25-vjeçari i merrte me qira ditore. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”. Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit. Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë....