Afera e aeroportit të Vlorës/ Berisha: Balluku firmosi 140 milionë Euro, atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri e refuzuan

Afera e aeroportit të Vlorës/ Berisha: Balluku firmosi 140 milionë Euro, atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri e refuzuan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për nënshkrimin e një marrëveshjeje që, sipas tij, përfshin një garanci prej 140 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për aeroportin e Vlorës. Sipas Berishes ky është një vendim që ishte refuzuar më parë nga ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri. Ai paralajmëron se taksapaguesit do të paguajnë miliona edhe nëse asnjë avion nuk ulet dhe kërkon transparencë e përgjegjësi. Pjesë nga deklarata: Unë dua të informoj qytetarët se aeroporti i Vlorës ka një histori recente të tillë. Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të mëdha turke për ndërtimin e aeroportit.Kompanitë turke, duke pasur parasysh se në aeroport do të kishte më shumë zogj...