Starmer mbron Shqipërinë: E kanë fyer padrejtësisht, por në fakt duhet vlerësuar

Starmer mbron Shqipërinë: E kanë fyer padrejtësisht, por në fakt duhet vlerësuar

Në një intervistë ekskluzive për gazetën prestigjioze britanike The Sun, kryeministri Sir Keir Starmer është zotuar që të mbyllë sa më shpejt atë që e konsideron si autostradën kriminale që kalon përmes Ballkanit Perëndimor dhe që, sipas tij, po e përmbyt Britaninë me emigrantë të paligjshëm. Ndonëse nga Londra, ku merr pjesë në samitin e Berlinit, kryeministri shqiptar përsëriti refuzimin për ngritjen në territorin shqiptar të kampeve për kthimin e azilkërkuesve që gjenden në Britaninë e Madhe, Starmer ka deklaruar se shtete si Shqipëria janë fyer pa të drejtë, në vend që të vlerësohet bashkëpunimi me to. Sir Keir i tha gazetës The Sun se trafikantët nga Ballkani Perëndimor kishin ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë kontinentin evropian. Britanikët ende shpresojnë që ndonjë...