Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër për Procesin e Berlinit
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Londër për të marrë pjesë në Procesin e Berlinit, së bashku edhe me udhëheqës të disa vendeve të Bashkimit Evropian, për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit. Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do t’i mirëpresë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së. Kosovën e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...