Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Ironia tragjike e aeroportit të Vlorës
Ironia tragjike e aeroportit të VlorësKlodian Tomorri Verën e vitit të kaluar mediat amerikane transmetuan gjerësisht një video vireale. Pamjet e marra nga kamera e një banese tregonin dy hajdutë duke u përleshur fizikisht për të grabitur pakon e sapodorëzuar në oborrin e një familje. Ajo që po ndodh në aeroportin e Vlorës është praktikisht e njëjta gjë, vetëm se në një formë më të sofistikuar. Këtu plaçkitësit nuk përleshen për të vjedhur pakot me rroba apo parfumet që blihen online, por përleshen për aksione të cilat vlejnë qindra milionë euro. Dhe këtë e bëjnë publikisht, pa asnjë fije turpi. Supozoni për një moment sikur “Porch Pirates” në SHBA të luftonin në media apo madje të akuzonin njëri tjetrin nëpër gjyqe për pakot, që grabisin...