Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parakalimi që shkaktoi tragjedi/ Dy autobusë përplasen ‘kokë më kokë’, 46 të vdekur dhe disa të plagosur
Një aksident tragjik është shënuar në Ugandë, ku për pasojë humbën jetën 46 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi kur dy autobusë që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën ‘kokë më kokë’, ndërsa përpiqeshin të parakalonin dy automjete të tjera, një kamion dhe një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 me orën lokale në autostradën Kampala-Gulu. Njëri nga autobusët u përpoq të shmangte përplasjen, por shkaktoi aksidente zinxhir, në të cilin automjetet e tjera humbën kontrollin dhe u përmbysën. Përveç viktimave, pasagjerët e automjeteve të përfshira dhe disa të tjerë u plagosën, sipas policisë së Ugandës. Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme në qytetin perëndimor të Kiryandongos. Në një deklaratë, policia tha se po punonte me shërbimet shëndetësore dhe të urgjencës për të...