Lëvizte me pistoletë në Tiranë, arrestohet Ismet Gaxherri, i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt

Lëvizte me pistoletë në Tiranë, arrestohet Ismet Gaxherri, i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt

39-vjeçari Ismet Gaxherri është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi iu gjet armë zjarri pa leje. Ai rezulton i përfshirë në ngjarjen e Linzës në vitin 2015, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj dhe vetë Gaxherri u plagos. Gaxherri ishte pronari i lokalit ku ndodhi përplasja fatale. Ai shoqëronte Nikajn kur nisi konflikti që do t’i merrte jetën Nikajt. Gaxherri kishte ndërhyrë për të ndaluar sherrin, por u godit edhe vetë me armë. Lidhur me arrestimin sot, policia ka sekuestruar armën e zjarrit me krehër dhe fishekë. “Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me...