Aksident në rrugën Kardhiq–Delvinë, automjeti përmbyset te “kthesa e Senicës”

Aksident në rrugën Kardhiq–Delvinë, automjeti përmbyset te “kthesa e Senicës”

Aksident në rrugën Kardhiq–Delvinë, automjeti përmbyset te “kthesa e Senicës”   Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Kardhiq–Delvinë, në afërsi të kthesës së Senicës.     Sipas informacioneve të para, një automjet tip “Toyota” është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë që po qarkullonin në atë moment. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme njerëzore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.   Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe të emergjencës, të cilat kanë bërë sigurimin e qarkullimit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.   Shkaqet e përmbysjes ende nuk janë sqaruar plotësisht, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndikuar lagështia e rrugës ose shpejtësia mbi normë në...