Shqipëria dhe Kosov të fundit në rajon për sigurimin e jetës, ja çfarë po ndodh

Shqipëria dhe Kosov të fundit në rajon për sigurimin e jetës, ja çfarë po ndodh

Shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, vijojnë të sigurojnë më pak jetën e tyre në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare për të dhënat e industrisë së sigurimeve, Xprimm, vendi ynë bashkë me Kosovën renditen të fundit për sa i përket raportit dhe peshës që zë sigurimi i jetës ndaj llojeve të tjera të sigurimit. Jeta zë vetëm 9% të të gjitha primeve të shkruara bruto në Shqipëri, ndërsa thyejmë rekord për sa i përket sigurimit të detyrueshëm motorik me MTPL të brendshme. Ky produkt zë peshën më të madhe në tregun e sigurimeve, duke dominuar me gati 60% ndaj produkteve të tjera të sigurimit. Pavarësisht kësaj, Shqipëria bashkë me Hungarinë kanë pasur rritjen më...