Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata te Onkologjiku, Doda kërkon seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë
Deputetja Mesila Doda, pjesë e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale ka thënë se diskutimi i çdo ligji duhet të marrë vëmendjen e duhur. Më tej, Doda kërkoi një seancë dëgjimore në lidhje me situatën e spitalit Onkologjik. Deputetja tha se dhe deputetët duhet të japin mendimin e tyre për këtë çështje. “Kemi nevojë të jemi të fokusuar dhe çdo ligj të marrë vëmendjen që meriton. Një çështje shumë sensitive është spitali Onkologjik. Brenda kalendarit të ardhshëm të kishim një seancë dëgjese dhe ne si deputetë të jepnim mendimin tonë. Është bërë dhe një protestë për gjendjen. Është një nga temat që prek gjithë shoqërinë”, tha Doda.