Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Java e 8-të e Abissnet Superiore luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Vora – Dinamo City do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave, që do të luhet të premten në ora 14:00. Dy takimet e tjera të së premtes do të luhen në ora 17:00, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana, që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja AF Elbasani – Bylis. Të shtunën do të luhen dy përballjet e tjera të javës së 8-të. Partizani pret Egnatian në shtëpi, ndërsa Flamurtarin e pret transferta kundër Teutës në Durrës. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:00. ABISSNET SUPERIORE – JAVA 8 E premte, më 24 tetorVora –...