Përplasen dy makina në aksin Kukës-Krume, tre persona të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Kukës-Krume, tre persona të plagosur

Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën në rrugën nacionale Kukës-Krume duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të plagosurit u dërguan me ambulance në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim mjekësor. Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor i Policisë Rrugore. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve si pasoje e lagështisë në rrugë. Njoftimi i Policise:     Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi...