Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Nuk më intereson çfarë thoni”/ Dakota Johnson flet hapur për veshjet provokuese
Aktorja Dakota Johnson ka treguar se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për veshjet e saj provokuese. Në një intervistë për Vogue Germany, 36-vjeçarja u shpreh hapur për stilin e saj të guximshëm dhe vendosmërinë për të vazhduar të vishet siç ndjehet mirë edhe nëse kjo përfshin fustane transparente apo me prerje të theksuara. “Vërtet nuk më intereson,” u përgjigj ajo kur u pyet nëse ndonjëherë shqetësohet se mos një fustan është “shumë seksi”. “Kam pasur fatin të vesh disa nga fustanet më të bukur dhe më kanë bërë të ndihem e bukur. Prandaj i vesh.” Ylli i “50 Shades of Grey” shtoi se ndonjëherë fustanet duken për mrekulli në trupin e saj, por jo gjithmonë. “Ka raste që nuk më shkojnë...