Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton
Rihanna ka humbur rreth 36 milionë dollarë nga bashkëpunimi i saj me gjigantin francez të modës, Louis Vuitton, në projektin Fenty, një linjë veshjesh që u lançua me bujë në vitin 2019, por që u mbyll vetëm dy vite më vonë. Sipas dokumenteve financiare të kompanisë së saj britanike, Denim UK Holdings, humbja erdhi si rezultat i mbylljes së linjës së veshjeve Fenty, e cila nuk arriti të përmbushë pritshmëritë tregtare. Projektin e goditi veçanërisht pandemia, që kufizoi udhëtimet dhe ndikoi drejtpërdrejt në procesin krijues të këngëtares, e cila ishte e përfshirë personalisht si dizajnere. Në fillim të projektit, Rihanna kishte investuar afro 35 milionë dollarë, ndërsa kompania mëmë e Louis Vuitton-it, LVMH, kishte hedhur një shumë të ngjashme. Të dyja palët mbanin përkatësisht 49.99%...