Ndjekësi e quan “të dështuar”, G-Bani nuk e fal!

Ndjekësi e quan “të dështuar”, G-Bani nuk e fal!

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka zgjedhur t’u përgjigjet me ironi kritikëve në rrjetet sociale. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit e tij në Instagram, artisti mori dhjetëra komente dhe pyetje, disa prej tyre pozitive, por jo të gjitha miqësore. Një nga ndjekësit vendosi të provokojë me një koment me tone ofenduese, duke pyetur: “Pse je kaq i dështuar që nuk të ftojnë në emisionin Goca dhe Gra?” G-Bani nuk e anashkaloi pyetjen, por zgjodhi të përgjigjet në mënyrën e tij karakteristike, me ironi:“Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?” Përgjigjja e tij u përhap menjëherë në rrjete sociale dhe u komentua gjerësisht nga fansat, disa prej të cilëve e...