Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryebashkiakja e PS në Lushnje, Eriselda Sefa në SPAK për lulishten e qytetit, ia dha për shfrytëzim privatit
Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar GJKKO ka kthyer për hetim një çështje gjyqësore ku akuzohet kryetarja Sefa për mos paraqitje të dokumentacionit të plotë për një dhënie me qera të ambjenteve publike. Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të lulishtes në qëndër të qytetit të Lushnjes, mëson syri.tv Një subjekt privat ka marrë me qira në vitin 2002 një pjesë të lulishtes dhe e shfrytëzon në biznesin e shërbimeve, lokal plus lojëra për fëmijë. Pala kundërshtuese pretendon se këtë tokë publike e ka pronën e saj që nuk i është kthyer. Sipas kryetares së bashkisë, pala pretenduese e kësaj toke, nuk ka dokumentacion pronësie, përndryshe do t'i ishte kthyer. Në kthimin për rihetim të çështjes ku është ngarkuar SPAK- u, GJKKO argumenton...