“Kriza në Shqipëri nuk vjen nga reforma zgjedhore, por nga sistemi i kalbur politik”

“Kriza në Shqipëri nuk vjen nga reforma zgjedhore, por nga sistemi i kalbur politik”

Analisti politik Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka komentuar zhvillimet aktuale politike në vend, duke vënë theksin te mungesa e sinqeritetit mes palëve për reformën zgjedhore, kriza e thellë e sistemit politik dhe përpjekjet për të minuar rolin e SPAK. Sipas tij, Shqipëria nuk ndodhet në krizë për shkak të reformës zgjedhore, por për shkak të një sistemi të kalbur politik, ku partitë janë të shkatërruara dhe institucionet të paralizuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Në analizën e tij, Fitim Zekthi u shpreh se dakordësia mes palëve politike për të pasur një numër të barabartë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore nuk është e sinqertë. “Pavarësisht se duken të dakordësuar, palët nuk janë të sinqertë sepse prej më shumë se...