Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Më thanë mos u afro”/ Flet punonjësi i karburantit ku u vranë dy të rinjtë: Kam ndenjur…
Punonjësi i karburantit ku ndodhi vrasja e dy të rinjve ka rrëfyer për mediat atë që gjeti në vendin ku punon pas ngjarjes. Ai ka deklaruar se policia nuk e ka lënë të afrohet, teksa tregon që viktimat ishin të sjellshëm. “Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar me shiritin skenë krimi. Më thanë ka ndodhur një ngjarje mos u afro, kam ndenjur atje derisa iku policia. Nuk i njoh ata që janë vrarë. Njëri është nga Manza, por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm”, tha punonjësi i karburantit. Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti në Manëz. Ngjarja e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm Manzën në Durrës. Rreth orës 01:45, pranë një karburanti,...