Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit të OKB

Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit të OKB

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjella në një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK. Në këtë mbledhje, nga ministrja Gërvalla dhe përfaqësuesi amerikan në OKB, u kërkua që misioni i UNMIK-ut të mbyllet, sepse sipas përfaqësuesit amerikan, në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë. Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut, që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator, u paraqit në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Në raport, iu bë thirrje institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës më 2023, ku...