Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria zgjohet nga lëkundjet/ Tërmete në Durrës, Korçë dhe Konispol
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar disa lëkundje tërmeti në vendin tonë. Sipas të dhënave të IGJEUM, një tërmet 3.9 ballë, i shkallës Rihter është regjistruar në Durrës. Të tjera lëkundje janë ndjerë në qytetin e Konispolit, ku është regjistruar një tërmet 2.7 ballë. Lëkundjet e tjera janë ndjerë në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, ku magnituda ishte 3.1 ballë.