Qeveria zgjidh qesen dhe jep lajmin e mirë për të moshuarit, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim…

Qeveria zgjidh qesen dhe jep lajmin e mirë për të moshuarit, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim…

Për herë të tretë brenda këtij viti qeveria ka rishikuar përmes aktit normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Me ndryshimet e bëra rriten me 121 milionë euro të ardhurat, të cilat deri në fund të vitit parashikohet të arrijnë në rreth 7.7 miliardë euro si dhe shtohen me 57 milionë euro shpenzimet dhe në total të gjitha institucionet pritet të shpenzojnë 8.3 miliardë euro. Qeveria ka vendosur të shtojë fondin në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro. Një shtesë e barabartë me gjysmën e vlerës së rritjes së të ardhurave. Nga bonusi pritet të përfitojnë rreth 756 mijë pensionistë. Edhe këtë vit shpërblimi do të jetë me...