Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arteta: Po luajmë mirë dhe fitojmë, ai buzëqeshte më shumë nga të gjithë pas dy golave
22 Tetor 2025 8:56 Telesport Një disfatë shkatërruese për Atletico Madrid, që dje u mund 0-4 në “Emirates” nga Arsenal në Champions League. Duket se për londinezët gjërat po ecin mirë këtë sezon, duke qenë të suksesshëm si në Premier League ashtu dhe në Europë. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, nuk mund të ishte më i lumtur: “Ishte një ndeshje e vështirë. Pas golit, ata u hapën pak dhe ishte pak më e lehtë për ne të gjenim hapësirë. Jam shumë i lumtur me rezultatin”. “Në Ligën e Kampionëve duhet të ngrish nivelin dhe ne e bëmë këtë në çdo fazë të ndeshjes. Jam shumë i kënaqur, pasi skuadra po luan mirë thuajse në çdo ndeshje dhe rezultatet po mbërrijnë”, shtoi Mikel Arteta. “Ishte një...