Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tudor: Krizë? Jo, kalendar i çmendur. Do të ishim të parët pa gabimet e arbitrave
Trajneri Igor Tudor shfaqet i vendosur dhe optimist para Real Madridit: “Pres reagim të madh, do të bëjmë një ndeshje me nivel”. Ai thekson rëndësinë e motivimeve të brendshme, pavarësisht rezultateve të fundit dhe spekulimeve për të ardhmen: “Nuk lexoj gazetat, as pas fitoreve, as pas humbjeve. Fokusimi im është si t’i mbështes lojtarët dhe përmirësoj skuadrën”. Tudor reagoi ndaj atyre që flasin për krizë te Juve: “Kalendari ka qenë çmenduri, por me analizë të drejtë shoh 3 ndeshje Champions-i me Borussia, Villarreal dhe Real; pastaj Inter, Atalanta dhe Milan në kampionat. Frustrimi i tifozëve lind nga 3 ose 4 barazime radhazi”. Ai analizoi lodhjen e skuadrës: “Disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por lodhja ndikon. Kundër Interit bëmë paraqitje të madhe, ndaj Atalantës ishim...