Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot Samiti i Berlinit| Rama, Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër
Këtë të mërkurë, më 22 tetor, kryeqyteti britanik do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor: Samitin e Berlinit. Një takim i nivelit të lartë që mbledh së bashku liderët e gjashtë vendeve të rajonit me përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. Këtë vit, samiti fokusohet në këto tema: siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe çështjet e migracionit. Të pranishëm në Londër do të jenë, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë për herë të parë pas një serie polemikash publike lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë dhe qëndrimet mbi Gjykatën Speciale. Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele...