Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Emrat/ Ja kush janë dy të rinjtë që u vranë në Durrës! Shpallet në kërkim një nga autorët, tjetri mbeti viktimë
Janë identifikuar dy të rinjtë që u vranë me armë zjarri pranë një karburanti në Durrës. Viktimat janë 23-vjeçari Aranit Kurti dhe 33-vjeçari Flori Paluçi. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm, 22 tetor 2025 në Manëz, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta. Nga veprimet hetimore rezulton se Flori Plauçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Arianit Kurti. Ndërsa, 33-vjeçari është qëlluar me armë nga 21-vjeçari Daniel Pela, ky i fundit i shpallur në kërkim. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz....