Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Prokurorja konfirmon shumën marramendëse e bizhuterive të vjedhura nga Louvre, mesazhi për grabitësit: Nëse i shisni…
Bizhuteritë e vjedhura në një grabitje të guximshme ditën për diell në muzeun Louvre në Paris kanë një vlerë prej 88 milionë eurosh, ka bërë të ditur prokurorja franceze Laure Beccuau. Në një intervistë mediat vendase, Beccuau e përshkroi shumën si “jashtëzakonisht të lartë”, por theksoi se humbja më e madhe është ajo që i është shkaktuar trashëgimisë historike të Francës. Ndër objektet e vjedhura janë bizhuteri të kurorës, përfshirë një gjerdan me diamante dhe smeralde që perandori Napoleon ia kishte dhuruar gruas së tij, një bizhuteri e perandoreshës Eugenie, si dhe disa sende të mbretëreshës Marie-Amelie. Grabitja ndodhi të dielën në mëngjes, pak minuta pas hapjes së muzeut. Katër hajdutë të maskuar përdorën një kamion me ngritës mekanik për të hyrë në Galerinë e...