Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin…

Si nisi konflikti që shënoi dy viktima në Durrës, sherri me kamerierin…

Dyshohet se dy personat që mbetën të vrarë në Durrës, u konfliktuan për shkaqe banale. Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Një konflikt me kamerierin e lokalit nga njëra prej palëve, ka nxitur reagimin e tjetrit. Kaq ka mjaftuar që të nisë konflikti, që degradoi në përdorimin e armës. Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Sipas të dhënave paraprake nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive ende të paqarta, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz. Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori...