Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shkuan për të pirë kafe, por ekspresi ishte fikur, si u vranë dy të rinjtë për porosinë e 1 kafeje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm pranë një karburanti në Durrës, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me dy persona të vrarë. Sipas burimeve nga gazetari Elton Qyno, ngjarja ka nisur kur shtetasi Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin e lokalit, duke këmbëngulur që t’i përgatitej një kafe. Kamarieri i ka thënë se nuk mund të shërbente më, pasi ekspresi ishte fikur dhe lokali ishte në mbyllje. Në debat e sipër ka ndërhyrë një tjetër klient i lokalit, shtetasi Flori Paluçi, i cili i ka kërkuar Daniel Pepës të ulte zërin dhe të mos konfliktohej me kamarierin. Përplasja verbale mes tyre ka vijuar brenda lokalit, ndërsa më pas palët kanë dalë jashtë, ku konflikti ka degjeneruar në përdorim...