Kurti: S’ka vullnet për formimin e qeverisë, zgjedhjet janë zgjidhje

Kurti: S’ka vullnet për formimin e qeverisë, zgjedhjet janë zgjidhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të dështojë në formimin e Qeverisë së re. Kurti gjatë një takimi me diasporën në Londër, ka thënë se është duke biseduar me partitë e tjera, por sipas tij, “ka shumë xhelozi, inat e cinizëm”. “Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, u shpreh Kurti. Ai ka thënë se në këto ditët...