Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kadiu: Çmimi i energjisë rritet vetëm për karikimin e makinave elektrike në pika të veçanta
Çmimi i energjisë do të rritet vetëm për klientët që kërkojnë të marrin shërbimin e karikimit në kohë shumë të shkurtër, ndërsa për karikimin në rrjetin shtëpiak nuk do të ketë ndryshim çmimi. Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu, në një intervistë për mediat, sqaroi dje arsyet e vendimmarrjes së Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e tarifave të energjisë vetëm në pikat e karikimit të makinave elektrike. “Ky është një shërbim që deri më tani ka qenë i patrajtuar në sektorin e energjisë dhe i parregulluar. Vendimi i Entit Rregullator erdhi pas kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (FSHU), i cili kërkoi rregullimin e çmimit të energjisë për karikimin e makinave elektrike”, tha Kadiu. Kadiu theksoi se nuk ka ndryshim në...