Gara për lojtarët shqiptarë nga disa federata europiane, edhe Ramaj e “tradhton” Kosovën

Gara për lojtarët shqiptarë nga disa federata europiane, edhe Ramaj e “tradhton” Kosovën

Adriatik BALLA Rasti i Albian Hajdarit që la Zvicrën dhe zgjodhi Kosovën dhe ai i Adrian Bajramit që la Shqipërinë e zgjodhi Zvicrën, tregon se lëvizja e lojtarëve shqiptarë drejt një ekipi nacional nuk është kushtëzuar më vetëm në një drejti, pra drejt Shqipërisë, sikurse ishte më parë. Tani lojtarët po zgjedhin pa pasur nevojën e presionit nga jashtë. Po bëjnë zgjedhje në interes personal, gjë që e tregoi edhe Luis Hasa në Itali, që zgjodhi axurrët para kuqezinjve. Kështu kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë që kanë preferuar të luajnë për Gjermaninë si Brajan Gruda, apo dhe Nelson Veiperi me origjinë gjysmëshqiptare. Në këto rrethana, Federata Shqiptare e Futbollit, Federata e Futbollit e Kosovës dhe në veçanti ajo e Zvicrës, kanë nisur një...