Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Mirë që gënjen, po pse vallë? McGonigal dhe agjenti rus i kanë kallur tmerrin ‘Maduros së Beogradit’?
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar me tone ironike dhe akuzuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “Maduron e Beogradit” dhe duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e reagimeve të tij lidhur me çështjen “McGonigal”. Në një video të ndarë në FB teksa Rama thotë se nuk ka kryer asnjë vizitë në Moskë të takojë Kremlinin, ndërsa rezulton që në vitin 2020 kur Shqipëria ka patur drejtimin e OSCEE, ka shkuar për një vizitë në Rusi. Berisha shkruan: Mirë që gënjen, po pse vallë? McGonigal dhe agjenti rus i dënuar i kanë kallur tmerrin Maduros së Beogradit? Berisha nënkupton se lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal dhe me një agjent të dënuar rus po e rëndojnë gjithnjë e më shumë...