Bashota rikthen Servantesin në Ulqin

Bashota rikthen Servantesin në Ulqin

Poeti, studiuesi dhe prozatori Sali Bashota vjen para lexuesit me romanin Rikthimi i Servantesit në Ulqin, i botuar nga shtëpia botuese Rea, Prishtinë, 2025. Bashota, qysh në nën­titull, këtë vepër e kategorizon si roman poetik, një lloj sintetizimi në mes të epikës dhe lirikës, por që, strukturalisht, dominantja e kësaj vepre është epika, ndërsa atributi poetik është më shumë refleksion i lirizmit të ndjeshëm, i artikuluar përmes një narrative që lidh kohëra, hapësira dhe personazhe mitike shqiptare, Dylqinja,  dhe të letërsisë së përbotshme, Servantesi, autor i kryeveprës Don Kishoti i Mançës.Në fakt, titulli i romanit vjen si jehonë (intertekstuale) e letërsisë së Rilindjes evropiane, në frymën e antiromanit, por kjo është vetëm një gjetje novatore, prej nga nis rrëfimi brilant i Bashotës. Rikthimi i Servantesit...