Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mos u merr me shqiptarët”, kryeministri Rama: Nëse të mallkojmë ne, zhdukesh
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Catham House në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi europian. Kryeministri Rama komentoi fushatën që u bë kundër shqipëtarëve kur Anglia po largohej nga Europa. Ai tha se britanikëve iu thanë se nëse dilni nga Europa largohen shqiptarët dhe pas largimit tema u zmadhua akoma më shumë. Kreu i qeverisë tha se problemi nuk janë migrantët shqiptarë, por vendimi katastrofik i largimit nga Europa, me tone gazmore Rama tha se nuk duhet të merren me shqiptarët sepse po të mallkuan ata, zhdukesh. “Më kujtohen midis gjërave më të çmendura dhe qesharake, ajo që u quajt referendum i largimit, kishte logon e një zogu të frikshëm që vinte nga Shqipëria që thithte gjakun e Britanisë. Premtimi...