Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Barcelona i jep leksion futbollit ekipit grek, i shënon goleadë në pak minuta
Barcelona e ka përfunduar me goleadë përballjen e sotme në Ligën e Kampionëve. Katalanasit janë argëtuar në fushën e lojës me Olimpiakosin, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-1. Fermini tundi rrjetën në minutën e 7 dhe të 38 për Barçën, ndërsa El Kabi ngushtoi shifrat në minutën e 53-të. Por goli i ekipit grek do t’i shërbente vetëm statistikave, pasi të besuarit e Flikut arritën të shënonin 4 gola në harkun kohor të pak minutave. Jamali (68′), Rashfordi (74′, 79′) dhe sërish Fermini (76′) vulosën shifrat përfundimtare në 6-1./Sport Ekspres/