Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makina humb kontrollin dhe bie në humnerë (Detaje)
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të zonës së Brarit. Sipas raportimeve të qytetarëve për JOQ, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë pranë urës. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar. Rruga e Arbrit, që lidh Tiranën me zonat e Dibrës, është shpesh skenë aksidentesh për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së mbrojtjeve anësore të përshtatshme në disa segmente.