Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
30-vjeçarja në Maliq denoncon vjehrrin për abuzim seksual, rasti në hetim nga Prokuroria
Një 30-vjeçare nga Maliqi ka kallëzuar në Policinë e Komisariatit të Maliqit se është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj, ngjarje që sipas saj ka ndodhur rreth dy muaj më parë. Gruaja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se është viktimë e abuzimit, dhe materialet për këtë rast janë referuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme ligjore. Nën drejtimin e Prokurorisë, janë duke u kryer verifikime për të sqaruar rrethanat e kallëzimit dhe për të përcaktuar nëse do të nisë procedim penal ndaj të kallëzuarit.