Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
30 vite Forcat Komando/ Vëngu: Simbol i guximit dhe profesionalizmit
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar në 30-vjetorin e krijimit të Forcave Komando, duke i cilësuar këto forca si “30 vite krenari”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se Forcat Komando janë garanci e sigurisë brenda dhe jashtë vendit. “Forcat Komando, 30 vite krenari të Forcave të Armatosura! Simbol i guximit, disiplinës dhe profesionalizmit, sot në kapërcyell të dekadës së tyre të katërt, Forcat Komando janë garanci e sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Mirënjohje për themeluesit dhe çdo ushtarak që ka kontribuar me përkushtim në këtë repart të veçantë!”, shkruan Vëngu.