Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
30 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë, “Rrugorja” pezullon 20 patenta dhe heq me mjet ngritës 20 mjete
👁6908
30 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe proceduar nga policia rrugore e Tiranës gjatë javës së shkuar. Ndalimi dhe nisja e hetimeve ndaj tyre është bërë për shkak të shkeljeve të rënda që kanë kryer dhe kanë cenuar sigurinë rrugore. Gjatë 7 ditëve 20 mjete janë tërhequr me mjet ngritës nga policia, pasi ishin të parkuara në korsitë e autobusëve, taksive ose biçikletave. Gjithashtu edhe 22 patenta janë pezulluar për shkelje të rënda të kodit rrugor. Policia rrugore apelon qytetarët të bëjnë kujdes, pasi do të ndëshkohen sapo të konstatohen me dronë, radarë, kamera apo dhe efektivë.