Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
3 shkeljet e kreut të KPP/ Makinacionet që përcaktuan fituesin e tenderit 1.9 mln € me ofertën më të shtrenjtë
Një tender i hapur në korrik të vitit 2020 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, solli një kalvar ankesash nga kompanitë pjesëmarrëse: Gara, me objekt mirëmbajtje rutinë të rrugës nga Ura e Fanit (Rrëshen) deri te Ura e Repsit, me fond limit 219.8 milionë lekë. Për këtë tender 5 kompani e bashkime operatorësh dorëzuan dokumentet për kapacitetet e tyre, por vetëm 4 u kualifikuan, për të kaluar në fazën e dytë, atë të ofertave ekonomike. Më 18 shtator 2020, pas hapjes së ofertave, rezultoi se Alb Shpresa shpk- Mela shpk me fond limit 150 mln lekë, mori 85.33 pikë; JUBICA shpk ofertoi...